Lajme

Vdekja e Agan Asanit, shoferi i makinës rezulton pozitiv në lëndë narkotike

Televizioni Alsat mëson ekskluzivisht se 25 vjeçari Fidan Salihi i cili më 28 maj e goditi për vdekje 13 vjeçarin Agan Asani në fshatin Çerkez të Kumanovës ka rezultuar pozitiv në lëndë narkotike. Analizat e specializuara laboratorike të bëra nga Departamenti për Ekspertiza Forenzike pran MPB-së kanë konstatuar se Fidan Salihi rezulton të jetë përdorues i lëndëve narkotike, përkatësisht përdorues i kanabisit.

Sipas burimeve të njëjta, në fund të qershorit, Departamenti i Forenzikës raportin e detajuar me analizat e të dyshuarit e ka nisur në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë. Nga aty akoma nuk ka një konfirmim nëse është pranuar dhe nëse po procedohet ose jo. Megjithëse pas pranimit të raportit, Departamenti i Komunikacionit duhet të ndërmerr masa për kualifikimin e veprës penale dhe dorëzimin e dëshmive pranë Prokurorisë Themelore Publike, ku më pas edhe duhet të caktohen masat e kujdesit ndaj të dyshuarit.

Nga rrethanat e deritanishme dhe mjetet e grumbulluara si prova materiale, duke përfshi edhe ekspertizat konkrete, rezulton se Agan Asani u godit nga 25 vjeçari në aksin e vjetër rrugorë Kumanovë-Shkup, përkatësisht në fshatin Çerkez pranë xhamisë së re. Aksidenti ka ndodhur më 28 maj në orën 21:06 minuta, ndërsa Salihi dyshohet të ketë drejtuar makinën të paktën tre fish mbi shpejtësinë e lejuar. Në aksin ku ka ndodhur aksidenti, duke pasur parasysh e së bëhet fjalë për vendbanim, shpejtësia e lejuar maksimale është 30km/h, ndërsa i dyshuari ka qenë me shpejtësi të paktën mbi 90 km/h, por kjo gjë akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe pritet të konfirmohet nga ekspertizat përkatëse gjyqësore. Në vendin e ngjarjes, pak metra nga lokacioni ku është goditur 13 vjeçari për vdekje, ka të vendosura tabela që kufizojnë shpejtësinë e lejuar me 30km/h, ndërsa paraprakisht ka edhe pengesa apo në gjuhën policore të njohura si “policë të shtrirë”.

Televizioni Alsat posedon incizimin i cili dëshmon momentin e goditjes për vdekje, por për shkak të ndjesës së hetimit, i njëjti nga ana jonë nuk do të publikohet. Agan Asani ndërroi jetë më 28 maj pak minuta pasi u godit për vdekje me makinë të cilën po e drejtonte Fidan Salihi.

Banner

Related posts

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Admin2

Buxhovi: Rugova ia dha përgjigjen Millosheviqit që në vitin 1989

Admin2

VLEN: 24 muaj punë në ekonomi, mbi 26 mijë të rinj jashtë regjistrit të papunësisë

Admin2