Lajme

Eglant Koçit u vra dhe zhduk nga shoku, Policia e Tiranës jep detajet: Kërkimet janë zgjeruar edhe në Elbasan

Zhdukja e Eglant Koçit është duke u hetuar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, ndërsa kërkimet janë intensifikuar në disa zona përreth Tiranës, por edhe në Elbasan.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, deklaroi në një konferencë për mediat se rasti po ndiqet nga strukturat e krimeve të rënda dhe se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për lokalizimin e personit të zhdukur. Sipas tij, hetimet janë përqendruar në disa rrethina të kryeqytetit, ku po kryhen kontrolle dhe verifikime në terren, ndërsa paralelisht po analizohen edhe pista të tjera të mundshme.

“Një strukturë e posaçme po merret me rastin dhe kërkimet janë fokusuar në disa zona përreth Tiranës,” u shpreh Torba, duke shtuar se operacioni është në zhvillim të vazhdueshëm. Ai konfirmoi gjithashtu se kërkimet janë zgjeruar edhe jashtë qarkut të Tiranës, përfshirë zonën e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për gjetjen e Koçit. Koçi dyshohet se u vra dhe u zhduk nga shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj, i cili është në arrati.

Banner

Related posts

Për herë të 11-të para Kryeministrisë, protestuesit: Rama ik, Berisha ik

Admin2

Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore

Admin2

Ministri Hoxha në Sofje takoi eurokomisioneren për Mjedis, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese, Jessika Roswall

Admin2