Lajme

Oficeri dhe ushtarë të ushtrisë libaneze vriten në sulmin izraelit mes tensioneve gjatë armëpushimit

Disa ushtarë libanezë, përfshirë një oficer, u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi një automjet ushtarak në jug të Libanit, njoftoi të shtunën ushtria libaneze, transmeton Anadolu.

Sulmi ndodhi në rrugën Khardali–Nabatieh, tha ushtria përmes platformës amerikane X, pa specifikuar numrin e saktë të ushtarëve të vrarë.

“Një oficer i Ushtrisë Libaneze me gradën gjeneral brigade dhe shoferi i tij u vranë në një sulm ajror që goditi automjetin e tyre në rrugën Khardali–Jarmaq (komunë në Nabatieh)”, raportoi gjithashtu Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.

Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Liban pavarësisht armëpushimit të brishtë në fuqi dhe përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për ta ruajtur atë dhe për të parandaluar prishjen e tij.

Sipas zyrtarëve libanezë, më shumë se 3.550 persona janë vrarë dhe mbi 10.800 janë plagosur nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi.

Banner

Related posts

Sali në Skopje Security Forum 2026: Stabiliteti ndërtohet përmes bashkëpunimit, institucioneve të forta dhe vizionit të përbashkët evropian

Admin2

Dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg, infermierja që dhunoi të moshuarën në shtëpinë e kujdesit në Pejë

Admin2

Kasami: BDI dhe Gjykata Kushtetuese të sinkronizuar dakorduan vendimin

Admin2