Lajme

Hoxha dhe Solström për vizitë në Parkun Kombëtar Pelister: MMJPH mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për mbrojtjen afatgjatë të trashëgimisë natyrore

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha dhe zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot realizuan vizitë në Parkun Kombëtar Pelister, së bashku me ambasadorin e Suedisë, Ola Solström.

Gjatë vizitës, drejtori i PK Pelister, Ivanço Toshevski, informoi për aktivitetet që po zbatohen për mbrojtjen e vlerave natyrore të parkut më të vjetër kombëtar në vend. Theks i veçantë iu kushtua ruajtjes dhe rigjenerimit të pyjeve të molikës – një lloj endemik dhe një nga simbolet më të njohura të Pelisterit.

Ministri Hoxha e përshëndeti iniciativën e PK Pelister për zbatimin e qasjeve bashkëkohore në menaxhimin dhe mbrojtjen e ekosistemeve pyjore dhe konfirmoi mbështetjen e Ministrisë për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të parkut.

Në këtë drejtim, Hoxha paralajmëroi mbështetje shtesë për Parkun Kombëtar Pelister, përmes investimit në një objekt bashkëkohor për zbulimin e hershëm dhe monitorimin e zjarreve pyjore.

MMJPH mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për mbrojtjen afatgjatë të trashëgimisë natyrore dhe përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike.

Banner

Related posts

Mimoza Musa: Në kohë rekorde mblodhëm 1300 nënshkrime, VLEN u bë një!

Admin2

“Fshati i krokodilëve” në Burkina Faso tërheq vizitorë

Admin2

Kriminologu Rijad Bejtulla zgjidhet zyrtarisht anëtari më i ri në Shoqatën elitare për Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Shkup

Admin2