AKTUALE

Shqiptaro – amerikani Flamur Ballazhi paralajmëron pritje madhështore për Hashim Thaçin në Tiranë

Aktivisti shqiptaro-amerikan Flamur Ballazhi, i njohur si një mbështetës i fuqishëm i administratës së Donald Trump, ka bërë një thirrje të fuqishme për një pritje monumentale të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si “hero të Kosovës” dhe “legjendë të gjallë”.

Në një postim në Facebook, Ballazhi deklaroi se 500.000 atdhetarë do të dalin në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë për të pritur Thaçin.

Ai theksoi se ky shesh është simboli kryesor i shqiptarëve, duke përmendur edhe sheshet e tjera me të njëjtin emër në Shkup dhe Prishtinë

Postimi i Ballazhit vjen në një moment delikat për ish-liderin e UÇK-së dhe ish-Presidentin e Kosovës. Ai ngre pyetjen nëse Hashim Thaçi pritet të lirohet plotësisht nga akuzat që ai dhe mbështetësit e tij i konsiderojnë “të padrejta, të pabaza dhe të kurdisura” nga disa shërbime armiqësore brenda dhe jasht Kosovës.

Ballazhi, i cili ka lidhje të forta me diasporën shqiptare në SHBA dhe ka mbështetur publikisht politikën e Trump ndaj Ballkanit, duket se po sinjalizon një mobilizim të gjerë politik dhe popullor në mbështetje të Thaçit/Gazzetta Journal/

Banner

Related posts

Sahit Muja mesazh nga SHBA: Vendim historik, Amerika mirëpret sërish Sali Berishën

Gjyla Halili

FALENDERIMI I NATËS SË KADRIT ME IMAGJINATË TË GJALLË

Gjyla Halili

Diana Toska nga Fronti Europian: Moratorium për ndërtimet e reja në Çair

Gjyla Halili