AKTUALE

Agron Dedivanaj: Asnjë tentim për përçarje nuk mund ta zbehë unitetin shqiptar

Drejtori i Shkollës Shqipe në Michigan, Agron Dedivanaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se dallimet politike janë pjesë e natyrshme e demokracisë, por se interesi i përbashkët duhet të jetë gjithmonë mbi kalkulimet e ngushta partiake.

Në reagimin e tij, Dedivanaj vlerësoi se përpjekjet për të dobësuar fuqinë e shqiptarëve përmes përçarjeve nuk mund të kenë sukses kur qytetarët mbeten të bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta.

“Uniteti ndërtohet mbi vullnetin e qytetarëve dhe jo mbi interesat e përkohshme”, theksoi ai, duke shtuar se përvoja ka dëshmuar se përpjekjet për ndarje mund të krijojnë zhurmë politike, por rrallëherë sjellin rezultate të qëndrueshme.

Dedivanaj nënvizoi se bashkëpunimi, dialogu dhe përfaqësimi dinjitoz mbeten rruga e vetme për avancimin e interesave kombëtare dhe shoqërore, duke shprehur bindjen se e ardhmja u takon atyre që ndërtojnë ura mirëkuptimi dhe jo atyre që kërkojnë përfitime nga ndasitë.

Ai bëri thirrje që të mos tentohet përçarja, sepse tek ne përçarja nuk ka vend për më shumë unitet dhe përgjegjësi në trajtimin e çështjeve që prekin interesin e përbashkët të shqiptarëve, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrihen objektivat afatgjata të komunitetit.

Ja postimi plotë:

Në demokraci, dallimet politike janë të natyrshme dhe të domosdoshme, por ka momente kur interesi i përbashkët duhet të jetë mbi çdo kalkulim të ngushtë. Prandaj, ata që mendojnë se mund të zbehin fuqinë e shqiptarëve kur janë të bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta, do të kuptojnë se uniteti ndërtohet mbi vullnetin e qytetarëve dhe jo mbi interesat e përkohshme. Përvoja ka dëshmuar se përpjekjet për përçarje mund të krijojnë zhurmë, por rrallëherë prodhojnë rezultate. Ndërsa ne mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit, dialogut dhe përfaqësimit dinjitoz, besojmë se e ardhmja u takon atyre që ndërtojnë ura mirëkuptimi, jo atyre që kërkojnë përfitime nga ndasitë.

Banner

Related posts

Spiropali: Askush nuk mund t’i kërkojë një populli të heshtë në gjuhën e vet

Gjyla Halili

Bytyqi: Akti i praktikave të padrejta të tregtisë do të sjellë produkte më të lira në tryezë

Gjyla Halili

Nëntë gratë e BDI-së së Çairit, krah për krah njëra tjetrës: Nuk lejojmë askënd të na përbuzë!

Gjyla Halili