AKTUALE

Në Ditën e Lidhjes së Prizrenit, Ali Ahmeti bashkëbisedon me të rinjtë në Zajas.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajas, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 Qershorit – Ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Gjatë takimit, Ahmeti theksoi rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe rolin e saj në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar. Ai foli për rrugëtimin e shqiptarëve ndër vite, sfidat me të cilat përballet shoqëria sot dhe përgjegjësinë që kanë brezat e rinj për të ruajtur dhe avancuar vlerat kombëtare.

Në fjalën e tij, Ahmeti vlerësoi pjesëmarrjen e madhe të të rinjve, duke nënvizuar se energjia, angazhimi dhe gatishmëria e tyre për të kontribuar në proceset shoqërore dhe politike janë elementë kyç për të ardhmen e vendit.
“Historia nuk ndërtohet vetëm nga ata që e shkruajnë, por edhe nga ata që e kuptojnë, e mbrojnë dhe e vazhdojnë atë”, u shpreh Ahmeti para të pranishmëve.

Ai theksoi se rinia mbetet forca më e madhe e zhvillimit dhe garantuesja e vazhdimësisë së idealeve dhe aspiratave kombëtare, duke i inkurajuar të rinjtë të jenë pjesë aktive e proceseve që ndikojnë në të ardhmen e popullit dhe shtetit.

Ja postimi plotë:

Sonte, në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajas, pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me të rinjtë tanë me rastin e 10 Qershorit, Ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në një vend që simbolizon sakrificën, qëndresën dhe kujtesën tonë kombëtare, folëm për rrugëtimin e shqiptarëve, për sfidat e kohës sonë dhe për përgjegjësinë që ka çdo brez në ruajtjen dhe avancimin e vlerave për të cilat janë sakrifikuar gjenerata të tëra.

Më gëzoi veçanërisht prania e madhe e të rinjve, energjia e tyre dhe gatishmëria për të kontribuar në proceset që prekin të ardhmen e popullit dhe shtetit tonë.

Historia nuk ndërtohet vetëm nga ata që e shkruajnë, por edhe nga ata që e kuptojnë, e mbrojnë dhe e vazhdojnë atë.

Rinia mbetet forca më e madhe e së ardhmes sonë.

Banner

Related posts

Studentët në privat kërkojnë transport falas

Gjyla Halili

Osmani: Për lëndën “Pacienti” të PSP-së, nuk ka pasur aktakuzë, koalicioni “Vlen” nuk ka ide në këtë fushatë zgjedhore

Gjyla Halili

Paga mesatare në AKE i kalon 1000 euro

Gjyla Halili