AKTUALE

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u zgjodh rektor i Universitetit të Tetovës

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Tetovës, duke siguruar mbështetjen më të gjerë në procesin zgjedhor për udhëheqjen e institucionit, përcjell INA.

Ahmeti, doktor i shkencave sociale dhe deri më tani dekan i Fakultetit Filozofik, ka marrë besimin e komunitetit universitar për të udhëhequr universitetin në mandatin e ardhshëm.

Ai njihet për angazhimin e tij në zhvillimin akademik dhe shkencor të institucionit, si dhe për përvojën e fituar më herët në pozitën e ushtruesit të detyrës së rektorit.

Zgjedhja e tij konsiderohet si një mbështetje e fuqishme për vizionin e tij në avancimin e cilësisë së arsimit të lartë, forcimin e kërkimit shkencor dhe modernizimin e proceseve universitare.

Në garën për postin e rektorit morën pjesë edhe prof. dr. Jusuf Zejneli, rektori i deritanishëm, dhe prof. dr. Fehari Ramadani, të dy profesorë me kontribut të rëndësishëm në Universitetin e Tetovës.

Banner

Related posts

E premtoi Belind Këlliçi, zbulohet studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: Jo transport publik falas në Tiranë, kostoja e tepërt! S’mund t’u merren paratë projekteve

admin

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Gjyla Halili

AUV: Janë kryer 617 kontrolle të jashtëzakonshme para Pashkëve, janë asgjësuar 1740 kilogramë ushqime të pasigurta

Gjyla Halili