AKTUALE

Bekim Jashari mohon përfshirjen e motrës Besartës në listën e kandidatëve për deputetë: Familja jonë nuk do të përfshihet në parti politike

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas raportimit në disa media se motra e tij, Besarta, do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Jashari ka demantuar një lajm të tillë, duke thënë se familja e komandantit legjendar Adem Jashari do të qëndrojë jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore.

“Pas interesimit të madh të mediave për një qëndrim të familjes sonë lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës sime, Besarta Jashari, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, ju njoftojmë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka shkruar Jashari në një postim në Facebook.

Tutje ai ka thënë se familja Jashari nuk do të përfshihet në partitë politike.
“Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë”, ka thënë ai.
Në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën, bëjmë thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend”.

Jashari ka thënë se “vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të fuqizojmë shtetin tonë, të shtrijmë sovranitetin e tij territorial, të forcojmë demokracinë, të avancojmë subjektivitetin ndërkombëtar dhe të kontribuojmë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që ofron punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët”.

Banner

Related posts

Sulejman Baki bashkë me Iljas dhe Kolashinac mbrëmë për Iftar me qytetarët në Veles

Gjyla Halili

Deri 25 vjeç, të gjatë mbi 175 cm, të mos jenë anëtar partie, disa nga kushtet e konkursit për policë

Gjyla Halili

Struktura të BDI Saraj i bashkohen LD-së së Izet Mexhitit

Gjyla Halili