AKTUALE

Nikollë Camaj i dorëzoi Papa Leonit XIV ftesën për vizitë në Mal të Zi dhe i dhuroi fanellën e Deçiçit

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, mori pjesë sot në Audiencën e Përgjithshme të Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV, të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.Pas audiencës, Camaj pati një takim të shkurtër me Atin e Shenjtë, të cilit, në emër të Kuvendit të Malit të Zi, i dorëzoi ftesën zyrtare për të vizituar Malin e Zi. Me këtë rast u theksua se kjo do të ishte vizita e parë e një pape në Mal të Zi.Gjatë takimit të përzemërt u shkëmbyen edhe dhurata protokollare. Ndër të tjera, nënkryetari Camaj i dhuroi Papa Leonit XIV edhe fanellën e klubit futbollistik Deçiç, si një simbol i sportit dhe krenarisë së Tuzit.Në vazhdim të vizitës, nënkryetari Camaj u takua me nënsekretarin për marrëdhëniet me shtetet të Selisë së Shenjtë, mons. Mihaiță Blaj.Gjatë bisedës u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë, të bazuara në respekt të ndërsjellë, dialog dhe bashkëpunim.

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Gjyla Halili

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Gjyla Halili