AKTUALE

Vazhdon gjykimi për zjarrin në “Puls”

Banner

Me paraqitjen e provave materiale nga Prokuroria, sot në sallën e gjyqit në “Idrizovë” duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Në seancën e mëparshme, u paraqitën prova materiale në prokurori – video inçizime dhe imazhe që lidhen me objektin – klubin “Puls” nga mbrëmja kritike, si dhe gjatë gjithë viteve në të kaluarën kur ai funksiononte.

Deri më tani, në gjyqin për zjarrin në diskotekën “Puls” janë dëgjuar dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria, ndërsa janë paraqitur gjetjet dhe mendimet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimave, si dhe dokumentacioni mjekësor dhe të dhënat mbi të lënduarit, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore pas zjarrit, pas së cilës është dëgjuar drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov.

Zjarri në diskoteken “Puls” në Koçan shpërtheu më 16 mars të vitit 2025, gjatë një performance nga grupi DNK, dhe paraqet një nga tragjeditë më të këqija në historinë e kohëve të fundit të vendit. Gjykimi po udhëhiqet nga gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë.

Related posts

Rama takon Osmanin – Kreu

admin

Mickoski në Kongresin e Partisë popullore evropiane në Valencia

Gjyla Halili

Osmani në Forumin e Antalisë: Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë

Gjyla Halili