AKTUALE

Shpërthen zjarr në një shtëpi në Shkup, humb jetën një grua

Një grua ka humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu mbrëmë vonë në një shtëpi në lagjen Pintija të Shkupit.

Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje Kundër Zjarrit në Shkup, ndërsa ekipet policore gjatë ditës do të kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

“Më 28.05.2026 në ora 01:48 në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi, në pronësi të S.K. (45), ku jetonte edhe nëna e saj M.V. (85), në lagjen Pintija në Shkup, ka shpërthyer zjarr. Nga lëndimet e marra në zjarr, ka ndërruar jetë M.V., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë”, njofton MPB.

Banner

Related posts

Grubi uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Agjërim dhe lutje të pranuara!

Gjyla Halili

LSDM: Pse nuk është zgjeruar hetimi për rastin në Koçan?

Gjyla Halili

Bejza Abdiji – Zëri i rinisë në Këshillin Komunal të Tetovës

Gjyla Halili