AKTUALE

Ali Ahmeti zhvillon takim me Johannes Hahn, riafirmohet orientimi strategjik drejt Bashkimi Evropian

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim miqësor me ish Komisionarin Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe ish Komisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë strategjike të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, si proces kyç për garantimin e stabilitetit afatgjatë, konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Ahmeti theksoi se rruga evropiane mbetet prioritet i pakontestueshëm dhe interes kombëtar, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe vendosmëri politike në realizimin e reformave.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i bashkëjetesës dhe funksionimit demokratik të shtetit multietnik, në përputhje me standardet evropiane.

Bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën për reforma të qëndrueshme, forcim të dialogut politik konstruktiv dhe rritje të besimit mes komuniteteve, si elemente thelbësore për avancimin e agjendës evropiane dhe rritjen e besueshmërisë ndërkombëtare të vendit.

Banner

Related posts

Aliti në Klan M: Rivotimi i sotëm një tendencë për falsifikim të vullnetit të popullit nga VMRO-VLEN dhe LSDM

Gjyla Halili

27 vjet nga rënia e Komandant Kumanovës – Ismet Jashari, simboli i luftës për liri

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: A e kuptoj Izet Mexhiti se nuk bëhet fjalë për tri nene por për Ligjin për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe!

Gjyla Halili