AKTUALE

Fillon riorganizimi i BDI-së në Butel, Arianit Ademi zgjidhet kryetari i nëndegës “Kodra e Diellit”

Ka nisur procesi i riorganizimit të nëndegëve në kuadër të Degës së BDI-së në Butel. Hapi i parë është ndërmarrë në nëndegën “Kodra e Diellit”, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gjatë takimit të mbajtur sonte, me votë unanime, kryetar i nëndegës “Kodra e Diellit” është zgjedhur Arianit Ademi.
Nga kjo degë theksojnë se riorganizimi synon forcimin e strukturave partiake dhe rritjen e angazhimit në terren, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete në shërbim të qytetarëve.

Procesi i riorganizimit pritet të vazhdojë edhe në nëndegët e tjera të Degës së Butelit në periudhën në vijim.

Ja postimi plotë:

FILLON RIORGANIZIMI – ENERGJI E RE E BDI-së NË BUTEL!

Sonte hodhëm hapin e parë drejt forcimit dhe riorganizimit të nëndegëve në Degën e Butelit, duke nisur nga nëndega “Kodra e Diellit”, në përputhje të plotë me Statutin dhe Rregulloren e Bashkimi Demokratik për Integrim.

Me votë unanime, kryetar i nëndegës “Kodra e Diellit” u zgjodh Arianit Ademi.

I urojmë suksese kryetarit të ri dhe të gjithë anëtarëve të nëndegës “Kodra e Diellit”!

Bashkë për më shumë punë, më shumë përkushtim dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve!

Banner

Related posts

Lladrovci pret të rinjtë e “Brain Gain” të cilët dhuruan 440 tituj librash

Gjyla Halili

Erdogan i shpreh ngushëllime shefit të Hamasit për vrasjet e djemve në Gaza

Gjyla Halili

40 minuta pritje për dalje nga Maqedonia nga vendkalimi Bogorodicë

admin