AKTUALE

Kryeministri Mickoski në vizitë zyrtare në Vjenë: Përforcim i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Austrinë

Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar, po qëndron për një vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Vjenë të Republikës së Austrisë.

Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Mickoski do të zhvillojë një takim me kancelarin e Republikës së Austrisë, Christian Stocker, ku do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe për çështje të rëndësishme dhe aktuale që lidhen me Evropën dhe rajonin.

Pas takimit, kryeministri dhe kancelari austriak do të mbajnë fjalim në një forum biznesi përpara përfaqësuesve të shoqatave ekonomike të të dyja shteteve. Në këtë forum do të riafirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer ekonomik dhe do të prezantohen mundësitë për investime të reja dhe thellimin e marrëdhënieve mes kompanive austriake dhe maqedonase.

Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, si dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha.

Banner

Related posts

Abdixhiku takon Ali Ahmetin: Gjuha shqipe e historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm në RMV

Gjyla Halili

Forumi Shqiptar shënon rritje të mbështetjes

Gjyla Halili

Thaçi: Pas zgjedhjeve kompromisi për bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar

Gjyla Halili