AKTUALE

BDI – Tetovë reagon për humbjen e 15 ditëve mësimore nga alarmet për bomba

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë ka reaguar sot lidhur me situatën në shkollat e qytetit, duke e cilësuar alarmante humbjen e 15 ditëve mësimore si pasojë e alarmeve për bomba.
Nga kjo parti vlerësojnë se ndërprerjet e njëpasnjëshme të procesit arsimor kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke përfshirë humbjen e orëve mësimore, çrregullimin e planprogrameve dhe rënie të cilësisë së mësimit. Sipas reagimit, nxënësit po përballen me stres, ankth dhe pasiguri të vazhdueshme, ndërsa shkollat janë shndërruar në ambiente frike.
BDI – Tetovë kërkon nga Policia dhe organet e sigurisë që urgjentisht të identifikojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre kërcënimeve, duke theksuar se çdo vonesë e mëtejshme rrit pasigurinë dhe dëmton nxënësit.
Po ashtu, dega kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme masa të shtuara sigurie nëpër shkolla, koordinim më të fortë institucional dhe hartimin e një plani konkret për mbrojtjen fizike dhe digjitale të institucioneve arsimore.
Në fund të reagimit, BDI – Tetovë thekson se qyteti ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që garanton siguri, stabilitet dhe cilësi në arsim.

Banner

Related posts

Rexhepi thotë se “nuk mundet ndërmarrja që ka 300 mijë euro humbje vjetore, të ndërtojë stadiumin e Tetovës”! Ja plani i tij

Gjyla Halili

10 vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohen arritjet, mundësitë e humbura, dhe rruga përpara

Gjyla Halili

Qeveria e M.Z. do të japë me qira Plazhin e Ulqinit për një shekull, përkundër kundërshtimit të ulqinakëve!

Gjyla Halili