AKTUALE

BDI – Tetovë reagon për humbjen e 15 ditëve mësimore nga alarmet për bomba

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë ka reaguar sot lidhur me situatën në shkollat e qytetit, duke e cilësuar alarmante humbjen e 15 ditëve mësimore si pasojë e alarmeve për bomba.
Nga kjo parti vlerësojnë se ndërprerjet e njëpasnjëshme të procesit arsimor kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke përfshirë humbjen e orëve mësimore, çrregullimin e planprogrameve dhe rënie të cilësisë së mësimit. Sipas reagimit, nxënësit po përballen me stres, ankth dhe pasiguri të vazhdueshme, ndërsa shkollat janë shndërruar në ambiente frike.
BDI – Tetovë kërkon nga Policia dhe organet e sigurisë që urgjentisht të identifikojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre kërcënimeve, duke theksuar se çdo vonesë e mëtejshme rrit pasigurinë dhe dëmton nxënësit.
Po ashtu, dega kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme masa të shtuara sigurie nëpër shkolla, koordinim më të fortë institucional dhe hartimin e një plani konkret për mbrojtjen fizike dhe digjitale të institucioneve arsimore.
Në fund të reagimit, BDI – Tetovë thekson se qyteti ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që garanton siguri, stabilitet dhe cilësi në arsim.

Banner

Related posts

Bisedimet për Qeverinë e re, Misajlovski: Procesi do të jetë transparent

Gjyla Halili

Drejtori i Ansamblit shqiptar në RMV z.Shkodran Tolaj dhe drejrori i ansamblit „Shota“ nga Kosova z.Mehmed Xhemajli të ftuar në manifestimin „ Familja Ballkanike“ në Akademinë e Shkencave në Sofje

admin

Aktivitet i përbashkët me Kombet e Bashkuara/ Të pranishmëve ju drejtohet edhe kryeparlamentari Xhaferi  

admin