AKTUALE

Delegacioni i BDI-së në festën e ambasadës së Zvicrës, Osmani: Mirënjohje për mbështetjen

Sonte, në Rezidencën Zvicerane në Shkup u shënua Dita Kombëtare e Zvicrës, ku mori pjesë edhe një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan Flaka

Bujar Osmani, përmes një postimi, shprehu mirënjohjen për ambasadoren Véronique Hulmann:

“Sonte në Rezidencën Zvicerane në Shkup e shënuam Ditën Kombëtare të Zvicrës me mirënjohje për ambasadoren Véronique Hulmann për kontributin e saj në partneritetin tonë.”

Edhe Arbëria Ademi ndau përshtypjet nga kjo pritje:

“Sonte pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës, me rastin e Ditës Nacionale të Zvicrës dhe takimin lamtumirës së ambasadores Véronique Hulmann dhe Adrian Marti. Një mbrëmje e bukur dhe e mbushur me miqësi e respekt.”

Në pritjen solemne, mysafirët patën rastin të përshëndesin ambasadoren Hulmann dhe bashkëshortin e saj, duke vlerësuar kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve mes Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Mbledhja e përbashkët e mes Qeverisë së RMV dhe Kosovës, Mexhiti: Do të trajtojmë të gjitha çështjet me interes për të dy vendet

Gjyla Halili

Pal Qarraj Heroi i Heshtur Gazetari’ Organizatori dhe Promovuesi i Malësisë, realizon “Festa e Ndjesës 2025” Yjet Trondisin Skenën! – Portali Shqiptar

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski në top-5 të NATO-s për orë të shtrenjta, Maqedonia e fundit për paga

Gjyla Halili