AKTUALE

Blerim Bexheti: Gllumova konsolidon shtabin zgjedhor – AKI drejt fitores së 19 tetorit

Në Gllumovë është mbajtur një mbledhje e rëndësishme organizative e Këshillit Vendor të koalicionit AKI në prani të Shefit të Shtabit Komunal, Senehat Murtezani. Takimi, i zhvilluar në atmosferë mobilizuese, kishte për qëllim forcimin e strukturave dhe përgatitjen për betejën e madhe zgjedhore të 19 tetorit.

Gjatë mbledhjes u vendos edhe struktura e re udhëheqëse e Shtabit Vendor të Gllumovës:
• Refet Alija – Shef i Shtabit Vendor
• Jetmir Jakupi – Zëvendës Shef i Shtabit
• Shpendy Sulejmani – Zëvendës Shef i Shtabit

Blerim Bexheti shkruan se ky organizim është dëshmi e seriozitetit dhe vendosmërisë së qytetarëve të Gllumovës për të qenë pjesë e ndryshimit historik.

“Gllumova gjithmonë ka qenë shembull i përkushtimit dhe unitetit. Sot kemi dëshmuar edhe një herë se jemi gati, me njerëz të përkushtuar, të cilët e kanë të qartë rrugën – drejt fitores së madhe më 19 tetor”, u shpreh Bexheti.

Ai shtoi se Gllumova, si një bastion i rëndësishëm politik, do të japë kontribut vendimtar në fitoren e koalicionit AKI, duke i dhënë fund një epoke mashtrimesh dhe duke hapur rrugën për një të ardhme më të drejtë për shqiptarët.

“Jemi në prag të një referendumi politik ku qytetarët do të vendosin mes të shkuarës së errët dhe të ardhmes së ndritshme. Unë jam i bindur se Gllumova do të flasë fuqishëm për ndryshimin”, theksoi Bexheti.

AKI përmes shtabeve lokale po vijon mobilizimin në çdo lagje e çdo fshat, duke krijuar strukturë të qëndrueshme dhe duke siguruar një bazë të gjerë mbështetjeje për fitoren që synon të shënojë kthesën më të madhe politike në vend.

Banner

Related posts

STUDENTË TË SPORTIT PJESË E MARSHIT TË LIRISË

admin

Kuvendi luan pingpong me ligje të cilat janë në interes të qytetarëve!

Gjyla Halili

Gold AG krah të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Iliridë na fali Zoti

Gjyla Halili