AKTUALE

Myftiu priti në takim Kryetarin dhe Kryesinë e ALKIG-ut

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i shoqëruar nga sekretari Semir ef. Fazliji dhe shefi i kabinetit Muhamed ef. Berzati, priti në një takim zyrtar delegacionin e Kryesisë së Bashkësisë Islame Shqiptare në Austri (ALKIG), të udhëhequr nga kryetari Mr. Vahidin ef. Beluli.

Në përbërje të delegacionit nga Austria ishin gjithashtu kryeimami Emin ef. Limani dhe imami i njohur i xhamisë shqiptare në Vienë, Usam ef. Alimi. Delegacioni shoqërohej po ashtu nga drejtori për diasporë pranë Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Mr. Mafiz ef. Rustemi.

Gjatë këtij takimi mjaft konstruktiv, u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat u vlerësuan lart si të shkëlqyera.

Me këtë rast, Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, në emër të tij dhe në emër të Myftinisë së Tetovës, shprehu falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë për përfaqësuesit e ALKIG-ut. Ai vlerësoi lart punën e palodhshme, përkushtimin dhe kontributin e madh që kryesia, imamët dhe mërgata jonë në Austri japin për ruajtjen e identitetit fetar e kombëtar, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve tona fetare.

Takimi u përmbyll me shprehjen e gatishmërisë së ndërsjellë për të vazhduar me projekte e bashkëpunime të përbashkëta në të ardhmen.

Banner

Related posts

Trafiku zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa, LAMM rekomandon kujdes gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të reshjeve të borës

Gjyla Halili

Blerim Osmani: U nisëm nga Tetova për takim por e paski bërë tubim, porosia është e qartë fitorja është e sigurtë

Gjyla Halili

Punët më të paguara në botë për vitin 2024

Gjyla Halili