AKTUALE

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili falenderon kompaninë Hak Bus

Të nderuar përfaqësues të kompanisë “Hak Bus”, e nderuara familje Zenuni!

Në emër të Myftinisë së Tetovës, të haxhilerëve dhe organizatorëve të udhëtimit për Haxh 2025, si dhe në emrin tim personal dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për shërbimin tuaj profesional, të sigurt dhe të organizuar në bartjen e haxhilerëve nga Tetova deri në aeroportin e Shkupit.

Përkushtimi juaj, korrektësia në kohë, komoditeti dhe respekti që treguat gjatë gjithë udhëtimit ishin dëshmi e një standardi të lartë dhe kujdesi të veçantë ndaj haxhilerëve që nisen për të kryer këtë obligim të shenjtë fetar.

Lutemi që Zoti t’ju shpërblejë me sukses në punën tuaj dhe t’ju japë bereqet në çdo veprimtari tuajën.

Me respekt,
Myftiu Dr. Hfz. Selver Xhemaili

Banner

Related posts

Aksion qytetarë kundër BDI-së në Kumanovë / “Luaj-Fito-Emigro-BDI, “Poshtë BDI”, “Boll Mo”

Gjyla Halili

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, diskutohen zhvillimet politike në vend

Gjyla Halili

Zyrtarisht Unioni Demokratik Boshnjak bëhet pjesë e Frontit Europian, Ahmeti: Na pret fitorja e madhe më 24 prill dhe 8 maj!

Gjyla Halili