AKTUALE

Dita kombëtare e Zvicrës/ Bajram Rexhepi falenderon ambasadoren Hulmann

Banner

Sonte, në Rezidencën Zvicerane në Shkup u shënua Dita Kombëtare e Zvicrës, ku mori pjesë dhe kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi.

Me këtë rast nëpërmjet një postimi në fb, Rexhepi ka falenderuar ambasadoren Hulmann për punën, përkushtimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.

“Zvicra ka qenë gjithmonë pranë Tetovës dhe qytetarëve të saj, sidomos në kohë të vështira si vërshimet e vitit 2015, por edhe përmes shumë projekteve të realizuara nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi i plotë:

Sot kisha nderin të marr pjesë në një ngjarje të veçantë, shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës dhe festën e lamtumirës me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores Hulmann.

Ky ka qenë një mandat i suksesshëm dhe shumë domethënës për vendin dhe qytetin tonë. Shfrytëzoj këtë rast ta falënderoj ambasadoren Hulmann për punën, përkushtimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme. Zvicra ka qenë gjithmonë pranë Tetovës dhe qytetarëve të saj, sidomos në kohë të vështira si vërshimet e vitit 2015, por edhe përmes shumë projekteve të realizuara nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Ju faleminderit zonja Hulmann!
Ju uroj shëndet, suksese dhe mbarësi në çdo hap të mëtutjeshëm të jetës dhe karrierës suaj.

Related posts

Qeveria përjashton shqiptarët nga të ariturat në sport/ Reagon Bajram Rexhepi

Gjyla Halili

BFI mblodhi mbi gjysmë milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

admin

Më shumë po punojnë gratë/ Ndër shkaqet, emigrimi i burrave dhe industritë fasone

admin