AKTUALE

BDI: 1,000 euro në muaj për aktivist nga jashtë Çairit, ndërsa edukatoret pa 100 euro për gjashtë muaj

Banner

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, keqpërdorimit të buxhetit komunal nga ana e drejtuesve të Komunës së Çairit, duke akuzuar se mjete publike po shpenzohen për aktivistë partiakë, ndërsa punonjëset në çerdhe po mbeten pa kompensimet minimale.

Sipas reagimit të BDI-Çair, në platformën Open Finance figuron një pagesë mujore prej rreth 1000 eurosh nga Komuna e Çairit për Haqim Ramadanin, ish-drejtor dhe kandidat për kryetar komune nga një komunë tjetër, i cili, sipas tyre, nuk jeton në Çair, nuk është taksapagues i kësaj komune dhe nuk ka lidhje me nevojat reale të qytetarëve të saj.

Nga ana tjetër, BDI thekson se edukatoret dhe mësimdhënëset në çerdhet e Çairit kanë mbetur për gjashtë muaj pa pagesën shtesë prej vetëm 100 eurosh, çka, sipas tyre, ka sjellë largimin e shumë prej tyre nga vendet e punës.

Para për partiakët ka, ndërsa për edukatoret që kujdesen për fëmijët e Çairit nuk ka. Ky është realiteti që e ka krijuar Izet Mexhiti,” thuhet në reagim, ku kjo situatë cilësohet si “keqpërdorim moral, politik dhe institucional i komunës”.

BDI-Çair vlerëson se kryetari aktual ka humbur çdo kredibilitet për të folur për përgjegjësi dhe zhvillim, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Izet Mexhitit.

“Nuk do të ndalemi deri në momentin që ai largohet dhe Çairit t’i kthehet dinjiteti institucional,” përfundon reagimi i degës së BDI-së në Çair.

Related posts

Mendi Qyra: Duhet t’i bindim qytetarët me rroge të mirë, se edhe ktu mund të fitohet si në Gjermani dhe Zvicër

Gjyla Halili

Osmani sot për vizitë në Gjeorgji si kryesues i OSBE-së

admin

Anulimi i vendimit që ndalon importin e mallrave serbe, “kusht” shtesë për heqjen e masave të BE-së

admin