AKTUALE

Dr. Selver ef. Xhemaili dëshmi e vizionit të qartë dhe të qëndrueshëm, të mbështetur në urtësi dhe vepra konkrete.

REFLEKTIM
Kur veprat flasin më shumë se fjalët

Ndërkohë që disa janë tepër të zënë duke u përpjekur me çdo kusht të ruajnë karrigen e tyre, duke rënduar mbi besimtarët dhe hoxhallarët e Tetovës, situata në Myftininë e Tetovës ka marrë një drejtim tjetër. Myftiu aktual, Dr. Selver ef. Xhemaili, i njohur për urtësinë dhe punën e palodhur, së bashku me mbështetjen e vazhdueshme të Kryetarit të BFI, Reisul Ulemasë H.Hfz. Shaqir ef. Fetahi, punojnë fort për sistemimin dhe avanacimin e kuadrove të rinjë për të kontribuuar në zhvillimin e jetës fetare në Tetovë dhe jo vetëm. Dëshmi për këtë, janë rezultatet që vazhdimisht i kemi bërë transparente.

Brenda vetëm një viti është arritur:

✅️ 26 teolog dhe teologe kanë marrë vendimet dhe autorizimet e tyre të punës (kryesisht bëhet fjalë për avancime të hoxhallarëve të rinj):

1. Bajram Xhezairi – Imam në fshatin Llacë
2. Semir Fazliji – Sekretar në Myftininë e Tetovës
3. Besmir Fetahi – Imam në fshatin Brodec
4. Isen Izeti – Imam në fshatin Sllatinë
5. Luftim Deari – Imam në xhaminë e lagjes Drenovec në Tetovë
6. Rejhan Memedi – Mualim dhe Muezin në fshatin Radiovcë
7. Idriz Osman – Imam në xhamine e Re të lagjes Drenovec në Tetovë
8. Asim Idrizi – Imam në fshatin Lisec
9. Rexhep Veseli – Arkëtar i anëtarësisë në Myftininë e Tetovës
10. Muhamed Berzati – Referent i Myftinisë së Tetovës
11. Mahmud Emini – Referent i Myftinisë së Tetovës
12. Nedim Zeqiri – Mualim dhe Muezin në xhaminë e fshatit Pirok
13. Fisnik Ramani – Muezin në Xhaminë e Re në Dobrosht
14. Resul Amedi – Imam në xhaminë Eski në Tetovë
15. Amar Dauti – Imam në xhaminë Qëndrore në fshatin Pallçisht
16. Ismail Kadrija – Muezin në xhaminë e Re në fshatin Kamjan
17. Furkan Ceka – Muezin në xhaminë e Tabhanes në Tetovë
18. Sani Rakipi – Imam në xhaminë e fshatit Novo Sellë 1
19. Resi Dauti – Imam në xhaminë e Madhe në Tetovë
20. Jonus Tairi – Udhëheqës – Menaxher në objektin për shërbime fetare dhe sociale
21. Amar Jakupi – Vaiz në xhaminë e Re në fshatin Tenovë
22. Xhelil Havziu – Zv. Imam në xhaminë e lagjes Drenovec në Tetovë
23. Shkëlqim Hajrullai – Imam në xhaminë e fshatit Novo Sellë 2
24. Elma Ceka – Mualime në xhaminë e Madhe në Tearcë.
25. Enis Arifi – Imam në xhaminë e fshatit Kapazhdoll.
26. Uzejr Ibrahimi – Imam në xhaminë e Epërme në fshatin Tenovë.

✅️ Dy propozime të dërguara në Rijaset nga organi i Myftinisë, janë pranuar dhe sot mbajnë pozita të rëndësishme:

1.Mafiz Rustemi – Drejtor i Sektorit për Diasporë në BFI
2.Neim Misimi – Sekretar në Fakultetin e Shkencave Islame

Me këto hapa, Myftinia e Tetovës jo vetëm që rrit kapacitetet e saj administrative dhe fetare, por edhe forcon rolin e saj si institucion fetar, i edukimit dhe kulturës në qytet.
Padyshim, Myftiu i Tetovës po dëshmon një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm, të mbështetur në urtësi dhe vepra konkrete.

Në këtë frymë, na kujtohen udhëzimet Kur’anore:
Veproni! All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i Dërguari i Tij, edhe besimtarët.” (Teube, 105)

Gjersa sahabiu i famshëm, Aliu r.a thotë:
“Njerëzit njihen më shumë nga veprat, jo nga fjalët.”

Këto janë dëshmi se puna e sinqertë dhe e përkushtuar është argumenti më i fortë dhe trashëgimia më e vlefshme që një udhëheqës mund të lërë pas.

Me nder dhe respekt,
Myftinia e BFI Tetovë

Related posts

Nata e Kadrit, gjithçka që duhet të dini për momentin më të rëndësishëm gjatë muajit të Ramazanit

Gjyla Halili

Albin, ia VLEN!

Gjyla Halili

LSDM: Me Pendarovskin qytetarët marrin anëtarësimin në BE me Siljanovskën izolimin

Gjyla Halili