AKTUALE

Ahmed Qazimi: Bajram Rexhepi është ndër të paktët që i njeh në thelb problemet e qytetit dhe ka vizion për një Tetovë moderne

Ish udhëheqësi i Sektorit për Arsim në komunëne Tetovës, Ahmed Qazimi përmes një postimi ka dalur publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bajram Rexhepit duke e vlerësuar lartë përkushtimin e tij si profesionit me përgjegjësi dhe duke shënuar se Bajram Rexhepi është ndër figurat e ralla në Tetovë që i njeh në thelb problemet e qytetit dhe ka vizion për një Tetovë moderne.

Sot u shpallën zgjedhjet lokale.
Me Bajramin njihemi që nga viti 1991. Unë jam një gjeneratë para tij, por u njohëm më mirë gjatë studimeve, kur ndanim të njëjtën godinë të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.
Që nga viti 2001, miqësinë tonë e forcoi ideali i përbashkët.
Në shumë detyra publike na janë gërshetuar rrugët. E kam parë nga afër përkushtimin e tij, qoftë si nëpunës dhe drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, si këshilltar komunal, drejtor në disa ndërmarrje publike apo si afarist i suksesshëm. Me plot bindje them: “Bajrami është ndër të paktët që i njeh në thelb problemet e qytetit dhe ka vizion për një Tetovë moderne.”
Ai është njeri me virtyte të larta, kryefamiljar i devotshëm dhe mbi të gjitha – një njeri që politika nuk e ka njollosur.
Tetova sot ka mundësinë e artë të zgjedhë një tetovar që e di se çfarë i duhet qytetit dhe si ta realizojë!

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, realizoi një takim me ambasadoren e Suedisë E.S. Ami Larson Xhein.

Gjyla Halili

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka në Tetovë deri në Gajre, Dellçevë dhe Stracin

Gjyla Halili

Snopçe: Me ndryshimet kushtetuese hapen shtigjet e perspektivës, por Maqedonia nuk e bën hapin e parë

Gjyla Halili