AKTUALE

Bexheti godet Fetain: Vetëm një mendje vazali mund ta vendosë Ahmetin me ‘xhelatin e Ballkanit

Deputeti Blerim Bexheti i është përgjigjur ashpër Arben Fetait, duke e cilësuar si një “mendje vazali, e zhveshur nga çdo ndjenjë dinjiteti kombëtar” për krahasimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, me atë që e quan “xhelatin e Ballkanit”.

Bexheti thekson:

“I pari mbi 45 vite të jetës ia ka kushtuar dhe sakrifikuar për kauzën shqiptare e lirinë e popullit të tij. I dyti kishte aspirata gjenocidiale kundër shqiptarëve, të cilat iu pamundësuan mu nga lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelues i së cilës është edhe vetë z.Ahmeti.”

Ai vijon me akuza të rënda:

“Kjo nuk është më as padituri historike, është tradhti morale e politike, e larë me para të pista nga ‘torbat e Dubait’ dhe e helmuar me urrejtjen që ia kanë diktuar padronët në Beograd.”

Bexheti e përshkruan këtë si një mentalitet shërbëtorësh:

“Ky është mentaliteti i shërbëtorit që nuk sheh dot përtej derës së padronit; që mat çdo fjalë sipas çmimit të ‘porosisë’ së radhës, jo sipas të vërtetës. Një gjendje e tillë nuk quhet thjesht vazalitet, quhet robëri e vetëdëshiruar, ku edhe gjuha e gojës është dhënë me qira.”

Ai përfundon me një thënie popullore:

“Siç thotë fjala popullore: ‘Turpi është për njerëzit, jo për këtë, ky e ka humbur bashkë me ndërgjegjen.’”

Deklarata vjen në një moment kur debati politik dhe historik në Maqedoninë e Veriut është tensionuar për shkak të qëndrimeve ndaj figurave kyçe të shqiptarëve në rajon.

Banner

Related posts

Arbëreshë nga Kalabria vizituan Vatrën

Gjyla Halili

Fillon fushata “Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi”

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës që ka kryer.

Gjyla Halili