AKTUALE

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka në Tetovë deri në Gajre, Dellçevë dhe Stracin

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka, 20 – 30 metra nga Tetovë deri në Gajre, Dellçevë – 50 dhe Stracin – 100 metra.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

MEPSO shfuqizon marrëveshjen me kompaninë “Energoinvest Sarajevë

Gjyla Halili

Duke u marë me Rusinë, partitë shqiptare po i harrojnë hallet e qytetarëve në Maqedoni

Gjyla Halili

Kryeministri shqiptar/ Ministri Dukaj: Kjo është padyshim koha e shqiptarëve, si faktorë të padiskutueshëm në Ballkanin Perëndimor

Gjyla Halili