AKTUALE

29-vjeçarja humb jetën në Spitalin e Tetovës, dyshimet e para

Një vajzë 29-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Tetovës.

Sipas burimeve nga ky institucion, dyshohet se para se të paraqitej në spitalin publik, ajo kishte marrë terapi në spitale private.

Stafi mjekësor bën të ditur se pacientja është pranuar në repartin e urgjencës rreth orës 03:00, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ndërhyrjeve të para, ajo është transferuar në repartin e Infektives, ku ka ndërruar jetë.

Nga Spitali i Tetovës kanë konfirmuar rastin për TS, duke theksuar se vetëm pas kryerjes së obduksionit do të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë ende detaje shtesë rreth terapive që e ndjera ka marrë para se të shtrohej në spitalin publik.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Xhepçishti: Kjo është koha që shqiptarët të orientohen drejt votës kombëtare, drejt frymës kombëtare

Gjyla Halili

Reagim i këshilltarëve të Bdi-së: Ja cila është fytyra e vërtet e këtij pushteti lokal në Tetovë/Video

Gjyla Halili

Osmani: Çështja është kontradikta mes asaj që pretendohet dhe asaj që bëhet!

Gjyla Halili