Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Në asnjë mënyrë agjërimi nuk duhet ta pengojë besimtarin që të mos e fal namazin apo namazet ditore ( besh vaktin).
Namazi dhe agjërimi janë dy nga shartet e fesë islame.
Agjërimi sigurisht se duhet të shoqërohet me të gjitha parapërgatitjet që i shqyrtonë sheriati islam.
Ai mbanë hapur dyert për të sjellë interesa në të gjitha fushat, duke bllokuar çdo pretekst që çon në dëm të individit dhe shoqërisë.
Mirpo mos falja e namazit gjatë dites duke qene me nijet agjërimi, agjërimi i bedimtatit nuk e prish ramazanin.
Pra nga mos falja e namazit vlefshmëria e agjërimit nuk bie ose nuk humbë statusin legjitimitetin e tij në bazë të juristëve pranë departamentin e fetvave në botën islame.
Por duhet ditur se kryerja e ibadeteve te tjera si namazi , leximi i Kuranit dhe perkujtimi i Allahut xh.sh. di dhe
punët e mira janë një mundesi e mire per te kryer muajin e agjerimit me shume vepra të dëshiruara dhe të vlefshme.
Të cilat forcojnë moralin e mirë dhe dispozitat e zakonet e mira.
Muslimanit nuk i lejohet të përkushtohet ndaj një ibadeti si agjerimi dhe me pas të neglizhoje nga namazi dhe vepra të tjera që priten nga agjëruesi.
Pra, Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Bilal, na jep prehje me të (namaz)”, gjë që tregon se namazi është rehati i zemrës dhe qetësia e shpirtit dhe se muslimani nuk duhet ta trajtojë atë si barrë ( e cila dëmton kohën e tij) por është dritë në jetën e tij, duke theksuar se Ramazani është një shkollë e plotë shpirtërore dhe kushdo që përpiqet që ta plotësojë atë me të gjitha obligimet e kërkuara sipas dispozitave të shetiatit ai ka plotësuar atë që kërkohet pra nga largimi i së krqes nga gjashtë gjëra:
– Ruajtja e fesë;
-Ruajtja e mendjese;
– Ruajtja e prejadhjes;
– Ruajtja e nderit; dhe
– Ruajtja e pasurisë.
Të mos e mbyllë agjërimin të izoluar por të hapur me të gjitha obligimet dhe punet e preferuara.
Allahu alem!
(xhxhxh!)