AKTUALE

Reis Ulemaja dhe Myftiu në mesin e besimtarëve të Xhamisë së Rinisë

Banner

Sonte, në një atmosferë të bukur ramazani, për namazin e teravisë, Xhaminë e Rinisë e vizituan drejtuesit më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame. Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir Fetahu, i shoqëruar nga Myftiu i Tetovës, Dr. hfz. Selver Xhemaili, morën pjesë në këtë natë të veçantë ramazani.

Gjithashtu, në këtë vizitë madhështore, e cila u prit ngrohtë nga një xhami e mbushur me besimtarë, ishin të pranishëm: Dr. Beqir Memeti, koordinator i Medresesë “Isa Beu” në Tetovë, Mr. Nasir Rexhepi, Myftiu i Maqedonisë Lindore, drejtorët e Rijasetit, stafi i Myftinisë dhe të tjerë personalitete fetare.

Ligjëratën e teravisë e mbajti Reisul Ulemaja, h.hfz Shaqir ef. Fetahu, i cili gjithashtu udhëhoqi edhe në farzin e jacisë. Namazin e teravive e falën Drejtori i Sektorit për Shkencë dhe Kulturë, Mr. Musanif Rufati, Drejtori i Sektorit për Arsim Fetar, Mr. hfz. Fejzulla Sadiki dhe Myftiu i nderuar, Dr. Selver Xhemaili i cili poashtu udhëhoqi edhe namazin e vitrit, si dhe në fund, asheren e këndoi Sekretari i Myftinisë së Tetovës, Semir Fazliji.

Mirënjohje dhe respekt për imamin e nderuar, h. hfz. Ibrahim Alija, për mikpritjen e tij të përzemërt, si dhe për Këshillin dhe xhematin e Xhamisë së Rinisë.

Zoti na e pranoftë këtë ditë agjërimi dhe namazin e teravisë!

Banner

Related posts

Pendarovski mirëpriti në takim Gvi Jeop Son

admin

Izet Mexhiti: Lirimi i Mijallkovit “sukses” i padiskutueshëm i politikave të BDI-së

Gjyla Halili

Bexheti takim me Aktivin Politik të Gruas – BDI Saraj

Gjyla Halili