OPINIONE

Kush fitoi…!!??URIME!

Shkruan: Luan Veliu

Edhe unë do doja të fiton kandidati shqiptar për President..
Pse jo…

Për të vazhduar…

Kapitulli i ri me kërkesën e vjetër!
Duhet të gjithë të pajtohemi…

Kandidati që do përkrahet nga shqiptarët, a mund  të kushtëzohet me të drejtat e ish ushtarëve të UÇK-së, Invalidëve të luftës, familjet e Dëshmorëve, si dhe vetë Dëshmorët, të periudhave nga viti 1981 e këndej, 88, 90, 97, 99 e 2001…

As ma pak dhe as ma shumë …

Ndryshe “Haram”  do e ken votën e Shqiptarit!

Presidenti – Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës Maqedonis së Veriu!

Për ne kandidimi për President shqiptar, mbetet vetëm dëshir e jona, sidomos kur i kemi dy kandidat, në garë.

E  këte e din edhe zogjtë e Malit edhe peshqit e detit…

E din edhe ata vetë, edhe pse kandidimi i kandidatëve të dy blloqeve, nuk është edhe jo i dobishëm, nëse ate do të din ta drejtojnë  me nji “çmim” tè meritueshem të lartë, gjithëherë në dobi të shqiptarëve…

Të bëhet pajtimi!
Luftëtarët e mbetur gjallë u pajtuan, Ata që u vranë, Dëshmorët mbetën tè hasmëruar, edhe Sot!

Jam njëri nga Ata, i cili kam vizituar dhe respektuar me homazhe të gjithë dëshmorët e të gjitha kohërave nga viti 1981, “Demokracis” e luftërave Çlirimtare  nga Likova e deri në Strugë…

Privilegji, sigurisht duke pasur nderin edhe unë si të tjerit shok, ti themi 2-3 fjal lavdie dhe premtuar se “Ju nuk keni vdekur, jeni gjall të përjetësuar dhe ngelur të rinje, gjithëher gjenerat pas gjenerate…

Për Ju do të ngriten Buste e Lapidare, emrat tuaj do të jen në shkolla e institucione, në rrugë, fabrika e stadiume…”

Shqetësimi është i madh, Kryetarët e Komunës ku jetoj unë,çdo herë Kryetarin dhe shumicën e Këshillit i kan pasur shqiptarët, sigurisht që e dim se “loja” është vendimtare me pëlqimin edhe të këshilltarëve të palës maqedone…

Ne duhet ti rikujtojmë vazhdimisht se të gjallët u pajtuan e dëshmorët vazhdojn të jen të “hidhëruar” e të hasmëruar dhe presin që “hakun” tua marrim ne!

Qyteti nga vij edhe unë Gostivari, Demokracinë e brishtë e kaloi shumë keq. Burgosjet, malltretimet, kindapimet, vrasjet e shqiptarëve ishin relativisht të shpeshta dhe nuk u ndalën deri në mobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare…

Ngjarja më e rëndë do të mbetet, protestat për Flamurin Kombëtar të 9 korrikut 1997, ku policia vrau 3 protestues, plagosi qindra të tjer, dhe burgosi numer të konsiderueshëm protestuesish duar-that, në mesin e të cilëve edhe Udhëheqësin e atëhershme të Komunës Gostivarit.

Me këte rast, Bustet e para  në qendër të Gostivarit, duhet të nisin me 3 Dëshmorët e Flamurit Kombëtar, SHPEND Hyseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Fetai, duke vazhduar me Dëshmor të tjerë të rënë, nga 1981 e deri më vitin e luftes së vitit 2001, pse jo edhe para 1981 dhe pas luftes së vitit 2001!



Luan Veliu
Gostivar, 13.04.2024

Related posts

Letër për Ramiz Cernicen, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca

Gjyla Halili

Ziadini e Krenari mund t’i kenë matematikat e tyre, por votuesi i ASH-së është historikisht votues anti-BDI

Gjyla Halili

KUR VUÇIQ DËGJONTE KRYETARIN E PARLAMENTIT TË MAQEDONISË SË VERIUT TALAT XHAFERI DUKE FOLUR SHQIP

Gjyla Halili