AKTUALE

Rënie e transportit rrugor të mallrave në tremujorin e parë të vitit 2026

Në Maqedonia e Veriut është regjistruar rënie e sasisë së mallrave të transportuara në transportin rrugor gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor është zvogëluar për 19.4 përqind.

Rënie është shënuar edhe në transportin postar, ku ulja arrin në 31.7 përqind në krahasim me tremujorin e parë të vitit paraprak.

Nga ana tjetër, statistikat tregojnë rritje në sektorët e tjerë të transportit. Transporti hekurudhor i mallrave ka shënuar rritje prej 14.2 përqind, ndërsa transporti ajror është rritur për 34.1 përqind.

Banner

Related posts

Thirrje për Aplikim për Mbështetje Financiare për OJQ-të në Shërbim të Personave me Aftësi të Kufizuar

Gjyla Halili

VLEN: Në Qeverinë e ardhshme ne jemi garanca për ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

Mickoski: Politikat e dëmshme të LSDM-së dhe të Venko Filipçes janë mposhtur, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme do të deklasohen plotësisht

Gjyla Halili