AKTUALE

Takimi Hoxha – Ortiz: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me Spanjën në fushën e mjedisit jetësor

Banner

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, dje zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafaelo Soriano Ortiz, ku u diskutua për progresin dhe zbatimin e projekteve kyçe aktuale për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në takim u theksua mbështetja e Mbretërisë së Spanjës për procesin e eurointegrimeve, veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në sektorin e mjedisit jetësor. Bashkëpunimi i mirë bilateral ndërmjet dy vendeve reflektohet edhe përmes realizimit të disa projekteve të mbështetura nga programi IPA, në të cilat marrin pjesë institucione dhe kompani spanjolle.

Bashkëbiseduesit theksuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si një kontribut i rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe harmonizimin me standardet evropiane në fushën e mjedisit jetësor.

Related posts

Mexhiti: BDI po shndërrohet në diçka që edhe ne që jemi që në fillim nuk mund ta njohim

admin

BDI: VMRO, LSDM dhe VLEN kundër shqiptarëve, vendim i turpshëm në KSHZ, numri i këshilltarëve u zvogëlua

Gjyla Halili

Mot i freskët, temperaturat vazhdojnë të jenë të njëjta

admin