Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Studimi i Kuranit ka me qindra studime dhe disciplina nga shkaku për të kuptuar drejtë këta disciplina shkencore.
Në Kuran ekzostojnë ajete- versete fisnike ku i Madhërishmi i ka veçuar me këta dy terma të cilat vin nga vet Kurani.
Këta janë Muhkem dhe Muteshabih.
Pra ajete të qarta dhe ajete që nuk janë krejtësisht të qarta.
Përkufizimi i Muhkem dhe Muteshabih mund të lexohet nga ajeti 7 i Sures Ali Imran dhe Duretu Hud: 1.
Bazuar në përkufizimet gjuhësore të muhkem- i qartë dhe muteshabih – i paqartë është e qartë se në mes tyre nuk ka kundërshtime.
Pra nisur mga ky konstatim i tërë Kurani është muhkem që do të thotë i detajuar dhe i përsosur.
Pikpamjet e studimit rreth muhkem dhe muteshabih.
Nga Suretu Hud : 1 nje hrup marrin mendimin se Kurani është muhkem – i qartë.
Një grup tjetër duke marrë Suret Zumer :22 janë të mendimit se i tërë Kurani është muteshabih- më pak i qartë.
Ky mendim ka për qëllim se të gjithë ajetet janë të ngjashme në mes veti si në dispozita ashtu edhe në mrekulli, shprehje, metafor, stilistik etj.
Grupi i tretë shfaq thënien dhe mendimin se gjysma e Kuranit është muhkem dhe gjysma tjetër muteshabih.
Kjo tezë argumentohet me Suren Ali Imran :7.
Muhkem, argumenti i sē cilës është i qartë ndërsa muteshabih është sekret.
Muteshabih e di vetëm Allahu Fuqiplotë siç është Kijameti dhe gajbijatet – të padukshmet( ndëshkimet e chehenemit, begatitë e xhenetit ).
Tē cilat nuk mundet të portretizohen.
Pra gjëra që nuk i ka parë syri, nuk i ka ndëgjuar veshi, gjuha nuk mund të i përshkruaj as mendja e njetiut nuk mund të i parafytyrojë.
Muhkem mund të njihet vetvetiu apo me anë të te’vilit – koment.
Muhkem ka vetëm një koment , ndërsa muteshabih ka më tepër komente.
Muhkem është i pavarur ndërsa muteshabih është varur nga të tjerët.
Muhhkemet ajete e qarta janë obligimet , premtimet ( al vadu vel veijd) ndërsa muteshabih janë ajetet ( kisas) tregime, shembuj , etj.
Të kujtojmë fjalën e imamëve klasik!
(A.N. S.Sh.K.f.261.Shkup-2022)
Është vërtetuar se imam Malik është pyetur për al istivan, ai ka tha: ” Istivaja është e njohur , si është e panjohur, besimi në të është detyrë, pyetje në lidhje me të është herezi”.
Muteshabih është e pamundur për njerzimin njohja e ditës së Kijametit.
Suretul al Enam : 50 dëshmojnë aftësitë e kufizuara të njeriut.
Studimet e shkencës së Kuranit pohojnë se dijetarët përmes ixhtihadit mund të kuptojnë drejtë librin e Zotit.
Në muhkem dhe muteshabih ( i qarte dhe më pak i qartë) bëjnë dallimin në mes atij që di dhe atij që nuk di.
Sikur Kurani të ishte i tëri muhkem- i qartë, atëherë të gjithë njerëzit do të ishin të barabartë ne njohje dhe nuk mundej të dallonim të diturin- arsimuarin nga i padituri- paarsimuari.
Ndryshe sikue Kurani të ishte muhkem – i qartë, atëherë do të ekzistonte vetëm një shkollë- mez’heb, dhe ai i cili do të kundërshtonte këte mez’heb do të ishte i papranuar.
Pra egzistimi i muhkem dhe muteshabih hap rrugën e studimit dhe hulumtimit dhe përfitimi i njerëzve nga ata.
Por nga ana tjetër i tërë Kurani nuk mundet të jetë muteshamih – i paqartë sepse do të ishte vështirë dhe e pamundur juristët dhe dijetarët të nxjerin dispozita gjë e cila do të stoponte ixhtihadin e dijetarëve.
Pra kuptuam se Kurani është muhkem pra është perfekt dhe i përsosur dhe gjithashtu është muteshabih që nënkupton se vërtetohet reciprokisht nga njëri tjetri.
Nga aspekti terminologjik, qëllimi i muhkem është që Kurani është i qartë dhe njihen lehtë obligimet dhe urdhërat e tij.
Kurse muteshabih nënkupton qëllimi i të cilit nuk është i qartë.
Nëse merret Sure al Bekare, ajeti : 189 urtësia e ajetit muteshabih na detyron të njohim traditën arabe në kohën e injorancës, përndryshe nuk
mundemi të njohim domethënien e ajetit.
Ekziston një parim në te’vil se :
” Zoti nuknu flet robëve në atë çka ata nuk e kuptojnë”.
(xhxhxh!)