AKTUALE

“Do nënshkruhet marrëveshja e madhe”/ Trump njofton vizitën e Zelenskyt të premten në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump ka deklaruar se Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla, për të paguar ndihmën ushtarake të SHBA për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i Rusisë.

Ky njoftim pasoi negociatat e tensionuara mes SHBA-së dhe Ukrainës, në të cilat Zelenskyy akuzoi SHBA-në për ushtrimin e presionit për të nënshkruar një marrëveshje prej më shumë se 500 miliardë dollarësh, që do t’i detyronte “dhjetë breza” ukrainas të kthenin këtë shumë.

“Kam dëgjuar se ai do vijë të premten,” u shpreh Trump për gazetarët në Zyrën Ovale. “Sigurisht, për mua është në rregull nëse ai dëshiron.”

Të martën vonë Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës.

Në marrëveshje nuk përmenden garanci të sigurisë, apo zotime për dërgim të mëtejeshëm të armëve, mirëpo që Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të jetë “e lirë, sovrane dhe e sigurt”. Megjithatë, dërgesat tjera të armëve janë ende duke u negociuar mes Uashingtonit dhe Kievit.

Banner

Related posts

Pritje madhështore me plisa e flamuj për Ali Ahmetin në Kumanovë: Të parandalohet zhbërja e të arriturave të shqiptarëve

Gjyla Halili

U FESTUA NË NEW YORK 114 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË DHE 30 VJETORI I SHOQATËS MALËSIA E MADHE

Gjyla Halili

Gjermania dhuron zjarrfikës dhe pajisje tjera për qytetin e Koçanit

Gjyla Halili