AKTUALEOPINIONE

Kur ndryshimi pritet nga të “lodhurit”!

Medai Shaholli

Motorët e parafushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 8 majit tashmë janë ndezur, duke u tubuar nëpër salla dhe ambiente të mbyllura ku secila palë trumbeton për ndryshimin e madh që do të vij me opozitën LEN, poashtu dhe me pozitën të rreshtuar pas Frontit për Europën, e cila premton se do sjellin ndryshimin.

Fronti për Europën me SDSM-në DUI-n janë kampi që pèrfaqëson pozitën dhe zotohet se me fitoren e radhës ata do të bëjne të mundur hapjen e negociatave për në BE si fronti i së ardhmes europiane.

Ndërsa opozita shqiptare LEN do të dalë e bashkuar si bashkim i disa formacioneve politike të së djathtës shqiptare në “drzhavën Severna”, të cilët nga entuziazmi i sondazheve që nxjerrin komitët e Mickos si fitues të sogurtë në këtë garë, i atribuojnë vetes së tyre si fitore e opozitës që do të sjell ndryshimin.

Pra, liderët e LEN-it mendojnë se ndryshimi vjen me ta sepse vet fitorja nënkupton ndryshimin.
Për opozitën e lodhur ndër vite që shkonte në shtrat me Zajkon dhe herën tjetër me Apasievin për inat të DUI-t ndryshimi këtë radhë do ardhka me kryekomitin Micko, ku këta të lodhurit e LEN-it do ta “detyrojnë” me forcën e 12/14 kartonëve të tyre të gjelbër premierin e ri të qeverisë së koalicionit që të heq nga kushtetuta 20% e turpit!

Kjo është demagogjia e radhës e liderëve të “lodhur” të LEN-it, pasi ato nuk do të kenë forcën e kartonit të gjelbër as të shantazhit por, thjesht është lufta e tyre për mbijetesë pasi në rastin me të keq të mosdakordimit mes tyre, shfalerka DUI pret pas derës e gatshme për t’ia marrë vendin LEN-istëve të papërvojë.

Ndryshimi nuk vjen nga 12/14 kartonët e LEN-it në parlament dhe as nga 14/18 kartonët e pozitës shqiptare si DUI e ASH (grupimi i Selës) por, si kamp i bashkuar shqiptar që do të përbëjnë afro 30 kartonë të kuq dhe do t’i përdorin ato me vendosmëri kundër cilësdo qeverie që mban në kushtetutë shprehjen përdhosëse të 20% ndaj shqiptarëve!

Ky do të ishte ndryshimi dhe jo shpartallimi i shqiptarëve që pushteti i përdor ato si shfalerka te tij saherë i duhen për ineresat dhe shërbimet e tij.

Ndaj, harrojeni se do sillni ndryshimin duke qënë në kampe të ndara si ju të “lodhurit” e LEN-it poashtu dhe ju shfalerkat e pushtetit si integristët e DUI-t!

Bashkimi ben fuqinë, ndërsa garimi ne kampe të ndryshme ku secili garon për llogari të tij sjell humbjen dhe dështimin si popull.

Related posts

Osmani nga nesër për vizitë pune në Londër

admin

Mickoski: “One Stop Shop”, një lehtësim për qytetarët, ekonominë dhe tregtinë ndërmjet dy shteteve

Gjyla Halili

BDI: DERISA LEN-i ZIHET KUSH DO TË JETË “KRYETAR”, INSTITUCIONET KANË DEGRADUAR PËRDORIMIN E GJUHËS SHQIPE NË NIVELIN PARA MIRATIMIT TË LIGJIT PËR GJUHËT

Gjyla Halili