AKTUALE

Fetai: Me mbështetjen e SHBA-së dhe vullnetin tonë të palëkundur do të ndërtojmë institucione të forta

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot bashkë me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler ka marrë pjesë në një konferencë rajonale të organizuar nga Ambasada Amerikane në luftën kundër korrupsionit.

Zëvendëskryeministri Fetai ka shkruar se kjo ngjarje është një mesazh i fuqishëm se transparenca, llogaridhënia dhe shteti i së drejtës mbeten prioritete të përbashkëta për të gjithë ne.

“Korrupsioni është një pengesë madhore për drejtësinë, zhvillimin dhe barazinë në çdo shoqëri. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa konkret për të forcuar mekanizmat kundër epidemisë së korrupsionit, përfshirë auditimet sistematike, ndryshimet ligjore dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet relevante. Angazhimi ynë është i qartë: askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Fetai.

Ai ka shtuar se kjo betejë kërkon përkushtim të gjithanshëm, nga qeveritë dhe qytetarët. Gjithashtu Fetai shtoi se me mbështetjen e partnerëve si SHBA dhe vullnetin tonë të palëkundur, do të ndërtojmë institucione të forta dhe një shoqëri të bazuar në integritet dhe drejtësi.

“Së bashku, mund të arrijmë ndryshimin që meritojnë qytetarët tanë”, ka nënvizuar Fetai.

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Nikollovski: Nesër fillon thirrja për masën 3 të programit të ri IPARD 3, në dispozicion janë 14 milionë euro për investime

Gjyla Halili

Paga mesatare në Maqedoni është rritur dukshëm – bruto paga është 51.387 denarë, rekordi neto 34.364 denarë

admin