AKTUALE

Zeqirija Ibrahimi: Nuk e largojmë askënd nga puna pse është punësuar nga BDI-ja!

Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me
strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Kumanovë, theksoi rëndësinë
e ruajtjes së njerëzores në raport me hallet dhe dertet e qytetarëve.
Kemi plot raste. Në Shkup, kishim një rast me Bashkimin, ku vjen dikush
me hall, i cili ishte punësuar nga BDI-ja. Ai ishte invalid dhe na
pyeti: ‘A duhet të bëhem anëtar i Alternativës që të mos humbas vendin e
punës?’ Ishte një njeri i verbër dhe në gjendje të rëndë. I thashë: ‘Nuk
ka nevojë të bëhesh anëtar i Alternativës. Rri aty ku je, nuk do ta
humbasësh vendin e punës,’” tha Ibrahimi ndër të tjera.

Ai nënvizoi se Alternativa mbetet e përkushtuar për t’i trajtuar
qytetarët me ndershmëri dhe drejtësi, pa marrë parasysh përkatësinë
politike të tyre.

Banner

Related posts

Mickoski thirrje BDI-së: E dini numrin tim, sillni provat për Mexhitin

Gjyla Halili

Ndalim për automjetet e rënda në Strazhë dhe aksin rrugor Mavrovë-Dibër

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Çairi ka nevojë për vizion e disiplinë pune, jo improvizime e kaos

Gjyla Halili