AKTUALE

Në Tetovë dhe Gostivar janë gjobitur 67 shoferë për parkim të paligjshëm

Gjatë ditës së djeshme (17-prill) janë kryer kontrolle të intensifikuar të automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB Tetovë

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 67 drejtues automjetesh (TE-43 dhe GV-24) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, prej të cilëve 23 (TE-20 dhe GV-3) janë ngritur me mjetin special merimangë.

Gjithashtu janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-44 dhe GV- 24).

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thonë nga SPB Tetovë.

Banner

Related posts

Tragjedia në Koçan, Mexhiti shpreh ngushëllime, premton hetim plotë

Gjyla Halili

Forumi Shqiptarë:Kemi siguruar buxhet prej 5.7 miljon euro për realizimin e shëtitores dhe regullimin e lumit Urrela

admin

Pandeli Majko për protestën e së hënës: Shteti që ndërroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se çfarë të bëj me fëmijët e #shqiptarëve!

Gjyla Halili