AKTUALE

Fetai: Me mbështetjen e SHBA-së dhe vullnetin tonë të palëkundur do të ndërtojmë institucione të forta

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot bashkë me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler ka marrë pjesë në një konferencë rajonale të organizuar nga Ambasada Amerikane në luftën kundër korrupsionit.

Zëvendëskryeministri Fetai ka shkruar se kjo ngjarje është një mesazh i fuqishëm se transparenca, llogaridhënia dhe shteti i së drejtës mbeten prioritete të përbashkëta për të gjithë ne.

“Korrupsioni është një pengesë madhore për drejtësinë, zhvillimin dhe barazinë në çdo shoqëri. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa konkret për të forcuar mekanizmat kundër epidemisë së korrupsionit, përfshirë auditimet sistematike, ndryshimet ligjore dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet relevante. Angazhimi ynë është i qartë: askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Fetai.

Ai ka shtuar se kjo betejë kërkon përkushtim të gjithanshëm, nga qeveritë dhe qytetarët. Gjithashtu Fetai shtoi se me mbështetjen e partnerëve si SHBA dhe vullnetin tonë të palëkundur, do të ndërtojmë institucione të forta dhe një shoqëri të bazuar në integritet dhe drejtësi.

“Së bashku, mund të arrijmë ndryshimin që meritojnë qytetarët tanë”, ka nënvizuar Fetai.

Banner

Related posts

Arjanit Hoxha pas deklaratës së Bekim Qokut: Pse po shqetsohen më shumë për “borxhin” ndaj Albin Kurtit sesa për borxhin që i kanë shqiptarëve në këto 10 muaj qeverisje.

Gjyla Halili

Zvicra do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore

Gjyla Halili

BDI: Drejtësia e poshtëruar dhe nën pushtetin politik

Gjyla Halili