AKTUALE

Fronti Europian nesër shpalos qëndrimin

Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 29.05.2024) me fillim në ora 13:00, kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, bashkë me krerët e Frontit Europian do të mbajnë konferencë për media, tek selia e BDI në Tetovë.

Nuk jepen detaje të tjera rreth qëllimit të konferencës për shtyp, por në bazë të zhvillimeve të fundit në Kuvend, pritet të shpaloset qëndrimi i Frontit Europian rreth hapave të mëtejme politike.

Sot, deputetët e Frontit Europian braktisën punimet e kuvendit, ku pas konfirmimit të mandateve të deputetëvë të përbërjes së re 2024/28, me 76 vota për, deputetët e VLEN, VMRO dhe ZNAM, zgjodhën Afrim Gashi për kryetar të ri të Kuvendit.

Banner

Related posts

Grubi gjatë rrugës ka pranuar porosi, por ka vazhduar drejt Tiranës ku kërkonte ndihmë avokature për t’u hequr nga Lista e Zezë

Gjyla Halili

Fronti Europian hap shtabin në lagjen Migjeni në Tetovë

Gjyla Halili

Mexhiti: Ndryshimin e bën RINIA!

Gjyla Halili