AKTUALE

Fronti Europian nesër shpalos qëndrimin

Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 29.05.2024) me fillim në ora 13:00, kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, bashkë me krerët e Frontit Europian do të mbajnë konferencë për media, tek selia e BDI në Tetovë.

Nuk jepen detaje të tjera rreth qëllimit të konferencës për shtyp, por në bazë të zhvillimeve të fundit në Kuvend, pritet të shpaloset qëndrimi i Frontit Europian rreth hapave të mëtejme politike.

Sot, deputetët e Frontit Europian braktisën punimet e kuvendit, ku pas konfirmimit të mandateve të deputetëvë të përbërjes së re 2024/28, me 76 vota për, deputetët e VLEN, VMRO dhe ZNAM, zgjodhën Afrim Gashi për kryetar të ri të Kuvendit.

Banner

Related posts

Mbi 83.5 milionë euro përfituan katër klinikat private në Maqedoni gjatë 2023

Gjyla Halili

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti takohet me eurodeputetin Thomas Waitz

Gjyla Halili

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 28 gradë

Gjyla Halili