AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË PËRCJELLJEN E GJENERATËS SË XV TË “MEDRESESË ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE – SHKUP



Sot, më 28 maj 2024, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup, Dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, morën pjesë në përcjelljen e gjeneratës së XV të Medresesë Isa Beu – paralelja e vajzave në Shkup.

Në solemnitetin e organizuar nga drejtoria e Medresesë Isa Beu, udhëhequr nga dr. Islam Islami dhe administratorja mr. Nurtene Shehi Saqipi, përskaj  Reisul Ulema dhe Myftiut të Shkupit, të pranishëm ishin edhe administratorët e paraleleve të Medresesë, profesorë dhe profesoresha, prindër, nxënës dhe shumë dashamirë të kësaj vatre edukative arsimore.

Programi, i cili filloi me një ashere, u pasurua me fjalimet e administratores së paraleles së vajzave – Shkup, mr. Nurtene Shehu Saqipi, Drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam Islami, Myftiut të Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, dhe Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai. Gjatë fjalimeve të tyre, ata uruan dhe përgëzuan nxënëset për suksesin e arritur, familjet e tyre dhe profesoreshat për përkushtimin e dhënë në edukimin e gjeneratave të reja.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti në Mbrëmjen Gala të Samitit të IV të Diasporës Shqiptare: Diaspora, shtyllë e fortë e kombit

Gjyla Halili

Ja partitë dhe koalicionet që do të garojnë për zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili

Ahmed Qazimi: “Përtej politikës, të ruajmë respektin dhe njerëzoren”

Gjyla Halili