AKTUALEBOTA

Trump thotë se do të ketë “gjakderdhje” nëse ai nuk fiton zgjedhjet

Banner

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar të ketë “gjakderdhje” nëse ai nuk rizgjidhet president.

Komentet erdhën në një tubim në Ohajo ndërsa Trump diskutonte mundësinë e një lufte tregtare në rritje me Kinën mbi prodhimin e automjeteve.

Tubimi kishte për qëllim mbledhjen e sa më shumë votave për kandidatin republikan, Bernie Moreno, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Nëse jeni duke dëgjuar, presidenti Xi dhe unë jemi miq, por ai e di se si veproj unë. Ne do të vendosim një tarifë prej 100 për qind për çdo veturë dhe ata nuk do të jenë në gjendje t’i shesin ato nëse un zgjidhem”, tha Trump.

“Tani nëse unë zgjidhem, do të ketë gjakderdhje, kjo do të jetë më e pakta. Do të ketë gjakderdhje për vendin. Ata po ndërtojnë fabrika masive, por nuk do t’i shesin ato vetura”, shtoi Trump.

Më vonë ai tha se “Nëse këto zgjedhje nuk i fitoj, nuk jam i sigurt nëse do të keni zgjedhje tjera ndonjëherë në këtë vend”.

Në përgjigje të komenteve të ish-presidentit, zëdhënësi i fushatës së presidentit aktual Joe Biden, James Singer, tha se “Ky është Donald Trump, një humbës që në vend që të tërheqë një audiencë më të gjerë, dyfishon kërcënimet e tij për dhunë politike”.

Gjithashtu, gjatë fjalimit, Trump u bëri thirrje katolikëve që të mos votojnë për Biden.

Banner

Related posts

Server: Rruga më e mirë që duhet të ndjekë Maqedonia e Veriut është integrimi në BE

Gjyla Halili

Mobilizim i fuqishëm i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit në Gazi Babë, zyrtarizohet nëndega “Teli”

Gjyla Halili

Nikollovski-Lugaliu: Veprim i përbashkët kundër çdo tentative për kontrabandë në Bllacë – Hani i Elezit

Gjyla Halili