AKTUALE

Kryetari Dehari: Mirënjohje mërgimtarëve tanë në Zvicër për punën e shkëlqyer

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka qëndruar në Zvicër, në mesin e mërgimtarëve, me ç’rast ka shprehur mirënjohje për ta.

Bashkë me komunën, ne dimë të bëjmë punë të mira dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë për zhvillimin e mëtejshëm, ka shkruar ai.

Postimi i Fatmir Deharit:

Sot nga Zvicëra!

Mesazh Falënderimi dhe Mirënjohjeje.

I ndjeva thellësisht emocionet gjatë përcjelljes së shfaqjes teatrale të përformuar nga nxënësit e shkollës sonë të qytetit këtu në Zvicër. Ky moment i veçantë u zbukurua nga programi kulturor-artistik i përgatitur me pasion nga fëmijët e mërgimtarëve tanë të mrekullueshëm.

Faleminderit shoqatës humanitare në Zvicër, kryesisë dhe kryetarit Resul Mehmeti për bashkëpunim e mbështetje të vazhdueshme. Një falënderim të veçantë për profesor Qamil Aliun dhe aktorët Rrahim e Afërdita për punën e shkëlqyer dhe angazhimin e tyre.

Bashkë me komunën, ne dimë të bëjmë punë të mira dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë për zhvillimin e mëtejshëm.

Me respekt,
Fatmir Dehari!

Banner

Related posts

Këto janë rregullat për votim

Gjyla Halili

Osmani nga Lubjana: Nëse mbajmë zgjedhje të parakohshme këtë vit, hapim dritaren e parë katërvjeçare të reformave

Gjyla Halili

A duhet të ndërroni edhe patent shoferin, nëse planifikoni të udhëtoni?

Gjyla Halili