KOSOVË

Ndërpritet seanca e Kuvendit të Shqipërisë

Është ndërprerë sërish seanca plenare në Kuvend.

Salla u përfshi edhe këtë të hënë nga kaosi, ku Sali Berisha e deputetët e tij mbështetës, janë afruar pranë foltores së Kuvendit.

Ndërsa në anën tjetër, deputeti Flamur Noka përmes një bilbili ka tentuar të ndërpresë fjalën deputetëve të tjerë të pranishëm në këtë seancë.

Flamur Noka

Kjo pa bërë që kryeparlamentarja Nikolla njoftoi ndërprerjen e seancës plenare, për 5 minuta.

Në anën tjetër, është tensionuar situata para parlamentit, pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike ndaj policisë.

Ndërkaq policia ka rritur numrin e pjesëtarëve të saj për tu përkujdesur për mbarëvajtjen e protestës.

Mësohet se disa deputetë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar me 8 ditë nga parlamenti po tentojnë të hyjnë me forcë, por nuk janë lejuar nga garda.

Kjo protestë nuk do të jetë e vetmja, pasi Berisha paralajmëroi një valë protestash të shtunën, raporton Abcnews.

Banner

Related posts

Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

admin

Sjellja e pacivilizuar e kryeministres serbe flet shumë

admin

Vetëvendosja del me një video të re kundër opozitës, flet për “amnistinë e kriminelëve serbë” para 10 vjetësh

admin

Leave a Comment