KOSOVË

Vetëvendosja del me një video të re kundër opozitës, flet për “amnistinë e kriminelëve serbë” para 10 vjetësh

Lëvizja Vetëvendosje ka postuar një video të re, ku flet për “amnistinë e kriminelëve serbë”, përmes votimit në Kuvend 10 vjet më parë, me 91 vota pro “Projektiligjit për Amnisti”.

“10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës.  Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistinë, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR!  Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë. Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime. Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës.  Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend”, ka shkruar LVV në Facebook, duke bashkangjitur videon. /21Media

Banner

Related posts

Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona

admin

Policia bregdetare greke shpëton 100 migrantë

admin

SHBA-ja sanksionon anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjës dhe krerë të Republikës Sërpska

admin

Leave a Comment