Deklarata gjatë konferencës për shtyp e Presidentit të Ukrainës në Beograd, Volodymyr Zelensky, duhet të na e rrisë edhe më shumë dashurinë dhe respektin që e kemi ndaj aleatit tonë të madh të Kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çlirimtares së Kosovës nga Serbia pushtuese!
I themi shumë sinqerisht se gabove në Beograd, Zoti Zelensky!
Nuk munde të gjeje forcë dhe të deklaroje se Pavarësia e Kosovës është e drejtë dhe Ukraina duhet ta njohë, dhe pastaj natyrisht ta kundërshtoje aneksimin e Krimesë dhe të territoreve të tjera të Ukrainës nga Rusia!
Qëndrimi Yt është i pashpjegueshëm, por edhe qyqar e aspak burrëror, nuk na befason, por na obligon të të themi publikisht se, çlirimtarja e Kosovës është SHBA dhe Ajo është edhe aleatja Juaj, dhe krijesa e saj Kosova, Juve ju obligon jo vetëm ta mbroni e ta njihni, por në asnjë mënyrë të jeni kundër saj, sikur deklaruat se ua njihni sovranitetin aleatëve tuaj, pra edhe të Serbisë mbi Kosovën!
Pavarësisht nga qëndrimi Yt anti-Kosovë, Rusinë Serbia nuk e braktisë dhe as nuk e kundërshton në zgjerimin e territoreve në dëm të Ukrainës, sepse e di Serbia se, po të mos ishte Rusia, nuk do të ekzistonte as Serbia, prandaj hesht ish-pushtuesi i Kosovës!
Shpresojmë të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë dhe Ukraina të mos humbë territore dhe të vijë koha ta njohë e ta pranojë Pavarësinë e Kosovës!
Derisa Ukraina do ta shohë dhe do ta njohë fytyrën dhe qëndrimin e vërtetë të Serbisë karshi Rusisë, Rusia do ta dëshmojë se ishte dhe mbetet aleati nr. 1 i Serbisë, sepse do ta ketë edhe më tej mbështetjen e Serbisë, ngjashëm sikur nuk i ka vënë sanksione Rusisë, sikur ka vepruar bota demokratike në anën tjetër!
Prandaj, Zoti Zelensky, Kosova nuk është dhe nuk mund të trajtohet si pjesë e Serbisë!
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i dalë nga një histori e rëndë lufte, sakrifice dhe çlirimi, me mbështetjen vendimtare të SHBA-së!
Ukraina, që sot kërkon me të drejtë respektimin e sovranitetit dhe tërësisë së saj territoriale, duhet ta kuptojë edhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe shtetësi!
Ne i dëshirojmë Ukrainës çlirim nga agresioni rus, paqe, liri dhe ruajtjen e territorit të saj, por njëkohësisht presim që një ditë ajo ta njohë realitetin e pakthyeshëm, Republikën e Kosovës, Shtet të Pavarur dhe Sovran e të njohur ndërkombëtarisht!
Sepse miqësia me Serbinë nuk duhet të ndërtohet mbi mohimin e Kosovës!
Zoti Zelensky, në Beograd gabove!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 8 Gusht 2026
