AKTUALE

Dehari thirje qytetarëve të Kërçovës: Kujdes ndaj zjarreve, bashkë mund të parandalojmë dëmet dhe të mbrojmë veten tonë!

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka bërë thirje qytetarëve për kujdes ndaj zjarreve, që vetëm mbrenda një jave kanë ndodhur 7 raste të zjarreve me rezikshmëri të lartë në Komunën e Kërçovës.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të tregoni kujdes maksimal dhe të shmangni ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, si dhe të raportoni çdo rast të dyshimtë tek autoritetet përgjegjëse”- ka shkruar Dehari.

Ja postimi plotë:

THIRRJE PËR KUJDES NDAJ ZJARREVE!

Të nderuar qytetarë,

Brenda vetëm një jave kemi pasur më shumë se 7 raste të zjarreve me rrezikshmëri të lartë në komunen tonë. Kjo situatë është alarmante, veçanërisht duke qenë ende në fillim të sezonit pranveror.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të tregoni kujdes maksimal dhe të shmangni ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, si dhe të raportoni çdo rast të dyshimtë tek autoritetet përgjegjëse.

Zjarret jo vetëm që rrezikojnë jetën dhe pronën tonë, por dëmtojnë edhe mjedisin dhe ekosistemin tonë të përbashkët. Bashkë mund të parandalojmë dëmet dhe të mbrojmë veten tonë!

Ju lutemi, tregoni përgjegjësi!
Me respekt!

Banner

Related posts

Ditë e hapur e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Gjyla Halili

Ziadin Sela pritet në bastionin e Aleancës për Shqiptarët në Vrapçisht

Gjyla Halili

Ish Zv/drejtori i DAP Selami, uron nëpunësit tatimorë për statusin e ri!

Gjyla Halili