AKTUALE

VLEN të hënën fillon grumbullimin e nënshkrimeve për kandidaturën e Arben Taravarit për president

Opozita shqiptare të hënën fillon grumbullimin e nënshkrimeve për kandidaturën e Arben Taravarit për president. Nga koalicioni VLEN thonë se janë tejkaluar të gjitha procedurat ligjore dhe programore brenda subjekteve për fillimin e nënshkrimeve. Ohran Muretezani deklaroi se nga dita e hënë do të vërehet se kush ka mbështetjen e qytetarëve, duke akuzuar BDI-në për grumbullimin e nënshkrimeve nëpër zyra partiake.

“Si fillim kemi tejkaluar të gjitha procedurat e brendshme brenda partive të koalicionit VLEN për aprovimin e kandidaturës së Taravarit. Pastaj i kemi respektuar të gjitha normat ligjore dhe e kemi deponuar kandidaturën në KSHZ. Ndërkohë kemi pasur si koalicion një qëllim që ta lëmë BDI-në që të bëjnë teatër politik dhe të shihet ndër ta paniku aq i madh për këto zgjedhje parlamentare dhe presidenciale duke filluar të mbledhin nënshkrime edhe nëpër selitë e partive të tyre. ndërsa neve u themi se nga nesër, ditë e hënë do të jenë dëshmitarë se si populli i mbledh nënshkrimet për kandidatin e opozitës, Arben Taravarin”, tha Orhan Murtezani, Koalicioni VLEN.

Thirrja për mbështetje i adresohet qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike dhe përcaktimeve politike. Kandidatura e Taravarit për president mbështetet nga Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni të Veriut. Ndërkohë kandidatët tjerë kanë vazhduar me grumbullimin e 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme për të marrë pjesë në garën presidenciale edhe pse deri tani asnjëri prej tyre nuk ka siguruar firmat e mjaftueshme. Afati për dorëzimin e tyre në KSHZ përfundon më 8 mars.

Nga 13 kandidat sa janë paraqitur, vetëm dy prej tyre janë propozuar nga deputetët. Lista e kandidatëve të paraqitur mund të tkurret nga fakti se disa nga kandidatët mund të mos grumbullojnë nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garë./Alsat.mk

Banner

Related posts

Arsovska: Visar Ganiu nuk mund të shkatërrojë aq dokumente sa kam prova.

Gjyla Halili

Prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për tragjedinë në Koçan

Gjyla Halili

Bozhinovska nga UNECE Resource Management Week 2026: Politika vendimtare, investime të forta dhe bashkëpunim ndërkombëtar për një të ardhme energjetike të qëndrueshme

Gjyla Halili